Dëshirë e hershme e Panuccit dhe kërkesë e Sylvinhos, argjentinasi merr nënshtetësinë shqiptare, “lumë” ofertash nga Gjermania

Tomas Guidara njihet gjerësisht nga shqiptarët, si një dëshirë e hershme ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Ndërkohë që së fundmi, arbëreshi i Argjentinës ka fituar edhe interesin e Sylvinhos, por deri më tani asgjë s’ka ndodhur.

Mbrojtësi 29-vjeçar që luan momentalisht me Huracan në Argjentinë, ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në website-n e njohur “Transfermarkt”. Këta të fundit, i kanë shtuar Guidarës edhe flamurin shqiptar, përveç atij argjentinas që e mbante prej kohësh duke e bërë edhe shtetas shqiptar.

Dëshirë e hershme e Panuccit dhe kërkesë e Sylvinhos,

Profili i Tomas Guidara në “Transfermarkt”

Cilësitë e tij janë të një niveli të kënaqshëm, gjë që ka bërë që as ofertat europiane të mos mungojnë. Hamburg dhe Bochum në Gjermani kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij, por ende s’ka asgjë konkrete.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Pritet të shihet nëse flamuri shqiptar në profilin e tij në “Transfermarkt”, do të ndikojë në zgjedhjen e tij në rang kombëtaresh apo jo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us