“Do të mbysim, na vrave shokun“/ Shpëtoi Sokol Mjacajn nga “duart“ e të burgosurve, polici tregon skenën para arrestimit

Polici i burgut të Peqinit, Kelmend Haka ka treguar me detaje momentin kur ka shpëtuar Sokol Mjacajn nga duart e dy të burgosurve të tjerë, Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, pas ngjarjes së rëndë, dy të dënuarit po e ndiqnin Sokol Mjacjan nëpër ambientet e burgut, duke i thënë se “do të të mbysim se na vrave shokun”.

Sipas policit Haka, Sokol Mjacaj pranoi të vetëdorëzohej vetëm në momentin kur drejtori i burgut i tha se kishte mbërritur Prokurori.

Madje ai thotë se ia kanë dhënë prangat Sokol Mjacajt, i cili i ka vendosur vetë.

“Sokol Mjacaj me një arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, po vinte me vrap. Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjerë, konkretisht te dënuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilët dukeshin sikur e ndiqnin egërsisht për t’ u përleshur me te dënuarin Sokol Mjaca, madje duke i thëne: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone.

Kamer Hoxha, i thotë te dënuarit Sokol Mjaca, se kane ardhur te gjithë autoritet shtetërore përfshirë dhe Prokurori, kështu qe mund te dorëzohesh. Me pas i denuari Sokol Mjaca ka rene dakord qe te vetdorezohet dhe ne i kemi dhënë nje pale pranga nëpërmjet vrimës se derës (kuadrati i hapur ne dere per kete qellim), i cili ka lidhur vetë duart e veta me prangat qe ne i dhamë duke lëne armen e tij, pistolete, ne sheshin e korridorit”, tha ai.

Deshmia e Kelmend Hakës:

Jam banues i adreses se siperpermendur ne lagjen Xhami, Peqin. Jam punonjes ne burgun e Peqinit, me pozicion polic sherbimi ne sektorin brenda burgut. Kam punuar ne kete pozicion qe nga gushti i vitit 2014 dhe vazhdoj te punoj ne kete pozicion. Puna ime eshte qe te hap dyret te burgosurve. Une merrem me hapjen dhe mbylljen e deres se qelise kur kane aktivitete te ndryshme, konkretisht takim, biseda ne skype, kur falen, apo kur dalin ne ajrosje. Une vetem i nxjerr nga qelia ne korridor. Me pas vine i marrin policet e shoqerimit te ajrimit sepse ata e hapin deren qe dalin. Polic sektori jam vetem un dhe sot jam punonjes i sektorit nr 2. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor ,2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50. Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00. Une ne momentin e ngjarjes isha ke zgara e hyrjes se sektorit nr2.

Hapa deren qe u futen te burgosurit qe ishin ne xhami dhe po i fusja brenda neper qelite perkatese. Rreth ores 13:45 degjova zhurme qe vinte nga ajrimi.Ne kete moment njoftova pergjegjesit e kollones 1+2, i cili mu pergjigj se nuk e di cfare. Ngjarjen nuk e pashe se cfare ndodhi pasi isha ne aktivitet me personat qe po faleshin. Me vone dola deri ke dhoma e shtetasit Arben Lleshi dhe vura re qe e kishin plagosur nga jashte dritares. Me pas erdhen disa burgaxhinj qe e moren e nxorren jashte ke spitali. Aty e kuptova qe ishte plagosur nga shtetasi Sokol Mjaca. Kontrollohen nga grupi i sigurise qe rrine brenda ne regjim. Nuk e di nese eshte kontrolluar shtetasi Sokol Mjaca, pasi une isha ne katin e pare dhe i burgosuri Sokol Mjaca e ka qeline ne katin e dyte. Ne sektorin tone ka 3 dite qe ka ardhur. Nuk e di sjelljen e tij ne sektoret e tjera. Ne kontrollohemi me skaner , i heqim rrobat, xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 06:40. Nuk ka pasur raste ne dijenine time per tu futur sende te ndaluara brenda , nuk kam degjuar asnjehere. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim.

Une sot kam qene i planizuar me sherbim turn i pare nga ora 07:30 deri ne 15:30, ku kam marre instruktazhin ne fillim te sherbimit nga eprori im direkt Inspektor i Informacionit Arben Dulellari. Pozicioni im i punes ne I.E.V.P. Peqin (Burgu i Peqinit) perreth 2 (dy) vite e gjysem eshte si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen “Godina B e Takimeve”. Ne vendodhjen time te sherbimit ne brendesi te ketij burgu, kam qene ne sherbim konkretisht me koleget e mij Xhemal Sula, Brunilda Hyra, Mimoza Nuka, Burbuqe Manahasa. Sqaroj se me sherbim une nuk jam as tek “Zona e Ajrimit” (tek vendi i ngjarjes) dhe as tek “Regjimi i Brendshem” (zona e korridoreve dhe qelive te burgut). Theksoj se gjate sherbimit nuk ka pasur probleme tek zona e jone ne “Godinen B te Takimeve” dhe se nuk ka pamje vizuale nga vendi im i sherbimit as per ne “Zonen e Ajrimit” as per ne pjesen “Regjimi i Brendshem” i burgut. Rreth ores 13:50, degjojme nga larg shume zhurme, ne formen e te bertiturave te njerzve, por nuk e dinim se çpo ndodhte fare. Pas disa minutash, rreth ores 14:00, verejme nga larg, duke ardhur nga rruga qe te shpie tek “kalçeto e burgut” drejt “Godines B te Takimeve”, te burgosurin Sokol Mjaca me nje arme pistolete qe mbante ne dorën e tij, i cili po vinte me vrap.

Lajme të tjera |  Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndodhi në tre orët e ‘mosbindjes civile’ të PD-së

Pas tij e ndiqnin dy te burgosur te tjere, konkretisht te denuarit Indrit Shaqja dhe Tomorr Çaushi te cilet dukeshin sikur e ndiqnin egersisht per t’ u perleshur me te denuarin Sokol Mjaca, madje duke i thene: se do te mbysim sepse na vrave shokun tone. Gjithashtu e ndiqnin nga pas dhe grupi i “Gardianeve te Ajrimit”, konkretisht Indrit Dubali dhe Ilir Balla, me qellimin per ti neutralizuar te burgosurit. Gjate ketij momenti kur i denuari Sokol Mjaca afrohet ne “Godinen B te Takimeve” arrin dhe futet brenda korridorit te kesaj godine dhe une me pas me koleget e mij u beme prite dhe pengese tek dera kryesore e kesaj godine dy te denuarve te tjere qe e ndiqnin duke e mbyllur kete dere te godines me lloz (me shulin te jashtem). Gjate rezistences tone per te mos lejuar te futeshin te denuarit e tjere ne korridorin e godines ku ne izoluam te denuarin Sokol Mjaca, na vjen ne ndihme dhe “ Grupi i Gatshem i Burgut” (Gardianët) te cilet arriten te largonin dhe te neutralizonin te denuarit qe e ndiqnin. Me pas eshte afruar ne “Godinen B te Takimeve” dhe Drejtori i Komanduar i I.E.V.P. Peqin (i Burgut Peqin) Z.Kamer Hoxha, i cili perpiqet te negocioje me te denuarin Sokol Mjaca, tashme te izoluar prej nesh, qe te vetedorezohet, ku gjate kesaj negociate i denuari Sokol Mjaca, i ka kerkuar se mund te vetdorezohet menjehere pasi te vije ndonje Prokuror.

Mund te them se pasi erdhen dhe Instancat e tjera Shteterore, nder ta dhe Prokurori, atehere Drejtori i Komanduar i I.E.V.P. Peqin, Z.Kamer Hoxha, i thote te denuarit Sokol Mjaca, se kane ardhur te gjithe autoritet shteterore perfshire dhe Prokurori keshtu qe mund te dorezohesh. Me pas i denuari Sokol Mjaca ka rene dakort qe te vetdorezohet dhe ne i kemi dhene nje pale pranga nepermjet vrimes se deres (kuadrati i hapur ne dere per kete qellim), i cili ka lidhur vetë duart e veta me prangat qe ne i dhame duke lene armen e tij, pistolete, ne sheshin e korridorit. Sqaroj se ky korridor ku ishte i izoluar i denuari Sokol Mjaca, i ka te gjitha dyert e mbyllura me ambjentet qe mund te komunikojne apo kene lidhje me kete korridor. Pas ketij vetedorezimi, ka dale nga korridori i denuari Sokol Mjaca, dhe me pas eshte shoqeruar nga Drejtori i Burgut I.E.V.P. Peqin, Z.Kamer Hoxha, nga Grupi i Gatshem dhe nga Operacionalja e Burgjeve, duke e derguar drejt furgonit per ta shoqeruar ne ambjentet tjera per vepriime te metejshme. Me pas ne korridorin dhe ne vendin ku i denuari Sokol Mjaca kishte lene armen e tij pistolete, erdhi grupi hetimor per te bere veprimet e tyre te metejshme. Pas kesaj mesova se i denuari Sokol Mjaca kishte vrare nje te denuar tjeter me emrin Arben Lleshi, ne “Zonen e Ajrimit” ku si duket kishin qene ne te njejtin ambjent.

Me tej nuk di gje tjeter ne lidhje me kete ndodhi te sotshme perveç kesaj qe shpreha. Per kete mund te them se i denuari Sokol Mjaca, zhvillon takime me personat e tij familjare konkretisht vetem me te vellain dhe kunaten e tij me emrat Paulin Mjaca dhe Valentina Mjaca. Deklaroj se ky i denuar i ka takimet teper te rralla nga keta familjare te tij dhe takimin e fundit me sa mbaj mend e ka pasur ne mos gabofsha ne muajin Shtator 2023. Une nuk kam dijeni per kete pjese sepse kam rreth 2 (dy) vite e gjysem qe jam me sherbim si “Pergjegjes i Takimeve” ne zonen e “Godines B te Takimeve” dhe nuk kryej sherbim ne “Zonen e Ajrimit” as ne pjesen “Regjimi i Brendshem” te Burgut Peqin qe te mund ta dije kete detaj. Sic e thashe dhe me lart, nuk e kam kete informacion dhe nuk mund te flas pa ditur gje pasi pozicioni im i punes ku jam si “Pergjegjes i Takimeve” ne “Godinen B”, kam detyra dhe pergjegjesi te tjera qe me duhet ti rrije punes time mbi koke si te thuash dhe nuk ma mundeson vendi im i punes qe ti dij keto detaje me siguri.

Lajme të tjera |  Rama: Brenda muajit prezantojmë ‘Paketën e Maleve’

Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqëja, i cili ka spjeguar se ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar. Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka. Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shettasi Arben lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli ëhstë larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në koridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin. kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derrën që të dilte në ajërim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgë dy herë në sportelin e derrës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro , do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort nmë të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhëni të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky dënuar. Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us