Doli nga fusha me barelë, ja dëmtimi që pësoi Armando Broja dhe sa kohë duhet të qëndrojë larg fushës

Kontrollet e detajuara mjekësore kanë konfirmuar se Armando Broja ka pësuar vetëm një ndrydhje të kaviljes së djathtë, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të shkurtër prej 4-5 ditësh.

Lajmi vjen si një lehtësim për sulmuesin e Kombëtares dhe klubin e tij, Burnley.

Broja u dëmtua në sfidën ndaj Anglisë në Tiranë, ku u aktivizua në minutën e 75-të. Edhe pse qëndrimi i tij në fushë ishte i kufizuar, ai u shfaq tepër i motivuar për të lënë përshtypje pozitive. Megjithatë, momenti jo i mirë psikologjik që po kalon duket se e shoqëroi edhe në këtë ndeshje, teksa një duel e detyroi të largohej mes lotësh me barelë nga fusha, duke shkaktuar frikë për një tjetër dëmtim serioz.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Fatmirësisht, shqetësimet paraprake nuk u konfirmuan. Bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, i cili do të rikuperohet brenda pak ditësh. Kështu, Broja pritet t’i rikthehet shumë shpejt stërvitjes dhe të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e ardhshme të sezonit në Premier League.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us