“Dorëheqja ime qetëson vetëm Edi Ramën”, Noka pas përplasjes me Salianjin: Kërkuam ndjesë për firmat e Endri Shabanit, u nxituam…

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, dha një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, ku pati debate të forta me Ervin Salianjin.

I pyetur nga mediat për debatin mes tij dhe Salianjit, i cili i kërkoi dorëheqjen, Noka tha se kjo do të qetësonte vetëm Edi Ramën.

Ndërsa për firmat që deputetët e opozitës dhanë në Kuvend si konsensus për figurën e Endri Shabanit, si Avokat i Popullit, Noka tha se PD dhe Sali Berisha kanë kërkuar ndjesë publike.

“Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë.

PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës”, tha Noka.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Flamur Noka: U bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të marshojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të ketë cikël protestash, deri kur qeveria teknike të trokasë në vendin tonë, për të larguar narkosin dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira, por farsë.

Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë. PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

Ndërhyjnë gazetarët: Firmat janë dhënë 2 javë pasi ishin anuluar zgjedhjet.

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Flamur NokaKini durim. Sot në mbledhje Salianji tha se kishte telefonuar 5 deputetë. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjitshëm të PD ka patur vullnet të shprehur për Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë. Në mbledhjen e grupit kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ne kemi kërkuar ndjesë, se firma ishte për një fazë paraprake dhe jo për kandidimin e emrave.

Gazetarët ndërhyjnë sërish: Janë firmosur në datën 2 dhjetor…

Flamur Noka: Në datën 2 dhjetor, kreu i grupit parlamentar ka dërguar një kërkesë në Kryesinë e Kuvendit ku kërkon të tërhiqen firmat dhe aty janë të gjitha firmat e deputetëve të PD. Neni 70 i rregullores së Kuvendit saktëson se deri në momentin që akti shkon në Kuvend, mund të tërhiqemi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us