Dosja Balluku/ SPAK në aksion, “zbarkon” në kompanitë “Salillari” dhe “Senka”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sot një tjetër aksion teksa vijojnë hetimet për çështjen  zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera tenderuese.

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i sotëm, teksa bëhet me dije se janë kryer kontrolle në disa kompani të sektorit të ndërtimit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në kompaninë “Salillari”, në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. Sipas gazetares, kontrolle  janë ushtruar edhe në kompaninë “Senka”, në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka.

Kontrollet kanë për qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e zv.kryeministres dhe njëherësh mistres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky është kontrolli i dytë në një hark të shkurtër kohor, ku vetëm në fund të dhjetorit Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kreu 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, mes tyre banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Kontrolle janë kryer edhe në zyrën e Bashkim Ulajt, Rrok Gjoka, Ilir Shtufi. Më herët, janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it. Gjithashtu, kontrolle janë kryer edhe në banesën e Gentian Gjyli ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish-drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie./ZËRI

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us