Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha: Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel

Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha ka bërë me dije sot në gjyq situatën në institucionin e vuajtjes së dënimit, të cilin ishte emëruar që ta drejtonte. Hoxha, i cili është arrestuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, tregoi se kur ishte emëruar, kishte gjetur shumë parregullsi në burg, ndërsa shtoi se kishte dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.

“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim,”- kanë deklaruar ata.

Çfarë ndodhi në burgun e Peqinit?

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 2 Nentor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us