Nga ferri në parajsë, kështu mund të konsiderohet viti futbollistik i Rey Manajt sa i përket eliminatoreve të Botërorit me kombëtaren shqiptare.
Nga humbja e penalltisë në Tiranë përballë Serbisë që e bëri atë lojtarin më të kritikuar për dy muaj, te më i vlerësuari, njeriu i futjes në histori për golin e mrekullueshëm, për nga pasja më shumë se sa realizimi në Leskovc, po përballë Serbisë, një fitore që vlen shumë më tepër se 3 pikët
Megjithëse fundviti dhe kohë bilancesh, kuqezinjtë i kanë bilancet reale në mars, kur do të luajnë ndeshjet e play-off-it përballë Polonisë më 26 mars.
“Polonia është ekip i fortë, por edhe ne jemi ekip i fortë. Kush do të ketë më tepër karakter dhe më shumë dëshirë për të vajtur në Botëror, besoj se do ta arrijë”, thotë Manaj.
“A kam ruajtur ndonjë shqiponjë për Poloninë? Shpresoj që po, ajo është gjëja kryesore.”
Ndërkohë, Manaj nga Turqia është transferuar në Lindjen e Mesme për të vazhduar karrierën, një lëvizje ndoshta që ja bën më të lehtë shfrytëzimin e potencialit që ka, dhe parave që fiton, për këtë arsye duket se qëndrimi do të jetë i gjatë: “Absolutisht që do të vazhdoj ku jam, jam i përqendruar andej.”
Në fund, sulmuesi kuqezi ka një falënderim special: “Doja të falënderoja familjen, prindërit, të dashurën që janë gjëja më e rëndësishme që kam dhe të gjithë njerëzit e mi të afërt.”





