E BUJSHME/ Ekipi i Superiores përgatit transferimin “BIG”, talenti i Maqedonisë së Veriut gati të “zbarkojë” në Shqipëri

Ndërsa merkatoja e verës ka hyrë në fazën e “nxehtë”, klubet e Superiores po lëvizin “gurët” me shpejtësi. Burime për mediat, bëjnë të ditur se klubi i Vorës është shumë i interesuar për mesfushorin Martin Gjorgievski.

Në vendlinjen e tij, Maqedoninë e Veriut, 21-vjeçari vlerësohet talenti i madh dhe me premisa për të bërë “zhurmë” edhe jashtë kufijve (deri tani bën pjesë te Maqedonia e Veriut U21).

Aktualisht, Gjorgievski luan me Zbrojovka Bruno në Çeki, ndërsa ndodhet në kontratë deri në verën e vitit 2029. Mesfushori e ka treguar se është lojtar ekuivalent, pra mund mbulojë pozitën e “shkatërruesit”, mesfushori qendror dhe numrit “10”.

Nëse Vora ia del të “josh” ekipin e Zbrojovka Brno dhe bind protagonistin në fjalë, do të rezultonte goditje “big” dhe “armë” sekrete për trajnerin Arjan Bellaji te vorakët.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nga goleadori Xhonatan Lajthia te “maestro” i portës, Elbasani mbetet “bosh” para Conference League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us