Albin Gashi nuk ka ndërmend të qendrojë më te Hertha Wels në Austri (Liga e Dytë) dhe kërkon një opsion të ri.
Gazetari sportiv Rudy Galetti bën të ditur se skudra e SK Beveren në Belgjikë dhe AE Kifisias në Superligën greke janë të interesuara për shërbimet e anësorit shqiptar të Kosovës.
Madje, ekipi grek AE Kifisias këmbëngul për të nënshkruar me 28-vjeçarin. Në vitet 2020-2022, Albin Gashi ka luajtur në Shqipëri me Kukësin, ndërsa është integruar te moshat e Austrisë deri në U-19, pa u ngjitur dot më lart.
Gjatë këtij sezoni me Hertha Wels në Ligën e Dytë austriake, Gashi ka 8 gola dhe 4 asiste në 17 prezenca, statistika bindëse.





