E BUJSHME/ Ndryshim DRASTIK për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares surprizon me vendimin që mund t’i ndreqë karrierën

Armando Broja ka ndryshuar agjent dhe nga sot është pjesë e “Team Raiola”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të përfaqësohet nga Vincenzo Raiola, nipi i të ndjerit Mino Raiola, dhe Jose Fortes Rodriguez.

Në portofolin e kësaj agjencie bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit europian si Gianluigi Donnarumma, Ryan Gravenberch, Micky van de Ven dhe Levi Colwill. Lëvizja mund të ketë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e Brojës.

Burnley shpenzoi rreth 20 milionë paund për ta blerë nga Chelsea, por skuadra do të luajë sezonin e ardhshëm në Championship. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi shqiptar do të vazhdojë te Burnley apo do të kërkojë një tjetër destinacion gjatë merkatos.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us