E BUJSHME/ Po përjeton formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor, Vincent Kompany e do me patjetër te Bayern Munich

Edhe pse ka pak muaj në ekipin e Trabzonspor, mesfushori Christ Inao Oulai ka tërhequr vëmendjen në futbollin europian. Gjatë këtij sezoni, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste në 9 prezenca të Superligës turke.

Nga mediat gjermane thuhet se trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany është fans i aftësive të Inao Oulai. Kartoni i afrikanit vlen 8 milionë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa futbollisti në fjalë mund të mbulojë 3 role të ndryshme, si mesfushor qendre, mesfushor defensiv dhe mesfushor i avancuar.

Për lojtarin e Trabzonspor, i cili ndodhet në të njëjtën ekip me sulmuesin e Kombëtares Ernest Muçi, janë të interesuar edhe Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us