E BUJSHME/ Sinan Idrizi është i PAPARASHIKUESHËM, përveç Cikalleshit nis bisedimet me “heroin” e Shqipërisë

Paraqitjet aspak pozitive të Flamurtarit në pjesën e parë të sezonit, kanë detyruar Sinan Idrizin të lëvizë “fuqishëm” në merkato. Presidenti i vlonjatëve tashmë siç dihet prej ditësh vazhdon bisedimet me Sokol Cikalleshin për një rikthim të sulmuesit në Superiore.

Por nëse mendoni se vetëm kavajasi do të jetë goditja e bujshme e kuqezinjve do të gaboheshit “rëndë”. Kjo pasi kreu i Flamurtarit bëhet me dije se është në kontakte edhe më një tjetër ish-të Kombëtares shqiptare dhe fjala është për Armando Sadikun.

Elbasanasi aktualisht është te skuadra e AC Bellinzona në Zvicër, por tashmë Superiorja është khyer në një tjetër pistë për të. Idrizi do të tentojë ta bindë “heroin” e Shqipërisë në Euro 2016 në Francë për të veshur fanellën e vlonjatëve.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Nëse diçka e tillë do të realizohej, atëherë Flamurtari me Cikalleshin dhe Sadikun do ta kishin zili edhe ekipet e tjera në Europë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us