E BUJSHME/ Sokol Cikalleshi pranë Flamurtarit, shtatlarti prej 3 orësh “kokë më kokë” me presidentin Sinan Idrizi

Sokol Cikalleshi te Flamurtari! Ky është lajmi i bujshëm që vjen ditën e sotme nga Vlora. Një goditje “big” kjo për vlonjatët në prag të hapjes së merkatos së janarit.

Sipas “6+1 Vlora TV” bëhet me dije se sulmuesi shqiptar dhe presidenti i Flamurtarit, Sinani Idrizi prej më shumë se 3 orësh janë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për një rikthim në Superiore, me makinën e Cikalleshit që ndodhet para stadiumit “Flamurtari”.

Kavajasi aktualisht është pa skuadër që prej largimit të tij nga Adanaspor në Turqi në korrik të këtij viti. Siç duket, ish-i i Kombëtares shqiptare është shumë afër një aventure të re në Shqipëri te skuadra e Flamurtarit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Nëse palët dakortësohen mes tyre, atëherë rikthimi i Cikalleshit do të “trembte” rivalët e Flamurtarit. Këto të fundit sigurisht do të siguronin repartin e avancuar dhe golat për të bërë të mundur më pas edhe qëndrimin në Superiore. Aktualisht janë të parafundit në renditje me 14 pikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us