E BUJSHME/ Tirana zbras “arkat” për të shpëtuar sezonin, bardheblutë pritet të firmosin sot me ish-futbollistin e Kombëtares

Tirana në këtë merkato po tregohet pa “frena”. Kjo pasi bardheblutë po bëjnë transferime të rëndësishme dhe cilësore për të shpëtuar sezonin, pasi siç dihet aktualisht ndodhen në fundin e klasifikimit në Superiore.

Kështu pas rikthimeve të Emmanuel Ernest dhe Redon Xhixhës, drejtuesit kanë gati firmën me ish-futbollistin e Kombëtares. Bëhet fjalë për Kamer Qakan, i cili vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Ardian Nuhiu dhe drejtuesit bardheblu, me të cilët firms duket çështje orësh. Futbollisti pritet të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet, për të “kopsitur” edhe kontratën me bardheblutë, pasi palët kanë arritur shumë shpejt akordin mes tyre.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us