Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak është vënë në “shënjestrën” e mediave britanike gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Klimës Cop28. Sipas Daily Mail, pavarësisht se Sunak u paraqit si lidër, në fotografinë zyrtare përfundoi I “spostuar” pas Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Më herët gjatë fjalës së tij, Sunak u shpreh se Britania e Madhe mbetet një lider për ndryshimin e klimës ndërsa hodhi poshtë paralajmërimet se pozita e Mbretërisë së Bashkuar është ‘zvogëluar’ nga një rishikim i strategjisë zero të qeverisë.
Rishi Sunak: Ne kemi një histori të në dekarbonizimin, e realizuar më shpejt se çdo ekonomi tjetër e madhe. Ne duhet të jemi vërtet krenarë për këtë. Po udhëheqim botën në industri të reja si era në det të hapur. Po mbrojmë natyrën, kështu që kemi një histori të mrekullueshme për të treguar.
Si kreu i shtetit, Mbreti Charles III ishte në rreshtin e parë të grupit pranë presidentit francez Emmanuel Macron. Monarku do të mbajë një fjalim kryesor mbi mjedisin, një çështje për të cilën ai ka bërë fushatë për dekada. Ndërkohë, Downing Street ka paralajmëruar Kinën se duhet të shtojë përpjekjet e saj për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Kina, së bashku me Indinë, hodhën poshtë paktin e klimës Cop26 në 2021 kur Britania priti samitin në Glasgow. Në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, vendet u zotuan të kufizojnë rritjen mesatare të temperaturës globale në 2C mbi nivelet para-industriale dhe të bëjnë çdo përpjekje për të ndaluar rritjen e saj mbi 1.5C.