E KRYER/ Egnatia ia bën “BUM” në ditët e fundit të merkatos, transferon sulmuesin nga elita e futbollit portugez

Afonso de Oliveira Rodrigues do të jetë futbollisti i ri i Egnatias. Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Tondela, ekip i elitës së futbollit portugez, për të nisur një rrugëtim të ri në Superiore.

Me klubin e Egnatias, Afonso Rodrigues do të firmosë kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që klubi portugez, Tondela, ka ruajtur 50% të kartonit, në rast se Egnatia e shet lojtarin në të ardhmen.

Sulmuesi 23-vjeçar ka një karrierë intersante. Ai ka dalë nga karrierë e Bragës, teksa ka luajtur edhe me Famalicao dhe Pacos Ferreira.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us