E paprecedentë në futbollin shqiptar, portieri i Bylisit del nga fusha pa e zëvendësuar trajneri Mirel Josa! Arbitri e ndëshkon me karton

Vora e mbylli në epërsi 2-0 pjesën e parë kundër Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës, sfidë e cila vlen për raundin e 18-të në Superligë. Të dy golat erdhën nga pakujdesitë e lojtarëve ballshiotë, ndërsa në golin e dytë gaboi portieri Jérémy Vachoux.

31-vjeçari priti një goditje nga jashtë zone në minutën e 24-t dhe tentoi të niste një aksion të shpejtë, por gaboi. Sfera përfundoi në këmbët e Gecit që shënoi golin e dytë.

Pas këtij momenti portieri francez i Bylisit nuk ishte i qetë dhe “shpërthimi” erdhi në minutën e 43-të. Jérémy Vachoux nuk largoi si duhet një pasim, por për fatin e tij topi doli jashtë

Kaq u desh që ai të ishte i ngarkuar dhe pas këtij aksioni doli vetë nga fusha, edhe pse trajneri Mirel Josa nuk kërkoi një zëvendësim. Në kampin ballshiot u panë të habitur nga ky vendim i portierit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas këtij veprimi, ndërsa me të dalë nga fusha hoqi edhe fanellën për t’u drejtuar direkt në dhomën e zhveshjes.

Vendin e tij e mori portieri i dytë i Bylisit, Renato Beqja, të cili iu desh pak kohë sa të bëhej gati për t’u vendosur në katërkëndësh.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Veprimi i Jérémy Vachoux nuk është parë më herët në futbollin shqiptar, teksa klubi ballshiot pritet të marrë masa për një veprim që nuk ishte dakordësuar me stafin teknik dhe trajnerin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us