E PAPRITUR/ Endri Çekiçi lë “thatë” Tiranën, ish-i i Kombëtares vishet i kuq

Endri Çekiçi nuk do të bashkohet me Tiranën këtë merkato dimërore. Sipas mediave në Irak, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka firmosur me ekipin irakian, Zakho SC.

Marrëveshja e 29-vjeçarit me ekipin e Zakho do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit. Kështu, Çekiçi lë “thatë” Tiranën që e donte në ekip, për t’u veshur i kuq me ekipin irakian.

Zyrtarizimi i kësaj lëvizje pritet ditën e sotme. Përsa i përket klubit të Zakho, ato militojnë në elitën e futbollit në Irak, teksa momentalisht mbajnë vendin e 9-të në tabelë.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us