E RËNDË në Kosovë/ Gjendet i vdekur një ÇIFT të rinjsh në një VILË në Pejë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo vepër penale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us