Edmond Spaho tallet me Berishën: Edi Rama ikën më 22 mars!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike tallet me Sali Berishën. Edmond Spaho ka vendosur në faqen e tij në rrjetet sociale një link të një lajmi ku Sali Berisha thotë se Rama do marrë përgjigje përfundimtare në protestën e radhës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.

“Ne 22 Mars Rama merr pergjigjen perfundimtare nga PD!  Rama do te ike ne 22 Mars!”, shkruan Spaho me ironi.

Berisha deklaroi se “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet pa largimin e tij nga pushteti.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

“E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, u shpreh kreu i PD.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us