Emrat/ Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

Heqja e pezullimit ndaj ministres Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese ka bërë që të firmosen ndryshimet për institucionet që kishin mbetur pa drejtues.

Burime për JavaNews thonë se ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë, Ami Kozeli është larguar nga detyra e zv.ministrit dhe është emëruar drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Viola Haxhiademi është emëruar sot administratore e KESH. Nga ana tjetër, Besjan Kadiu ka lënë detyrën e zv.ministrit për t’u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Pezullimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i kishte lënë pa drejtues dy institucionet KESH dhe ARRSH, pas vendosjes në arrest shtëpie të drejtorëve të tyre. Ky shqetësim u ngrit nga Kryeministri Rama duke u shprehur se pezullimi i Ballukut bënte të pamundur emërimet krerëve të rinj.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us