EMRI/ Kush është punonjësja e ministrisë së Infrastrukturës që Balluku i bëri presion sipas SPAK?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zbuluar sot pasdite një fletë nga dosja e SPAK, ku prokurori i çështjes, Dritan Prençi, thotë se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ushtruar presion ndaj një vartëseje që është marrë e pandehur nga SPAK.

“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj)”, thuhet në dosjen e SPAK.

EMRI/ Kush është punonjësja e ministrisë së

Pjesë nga dosja e Ballukut e publikuar nga Gazment Bardhi

Vox News mëson se bëhet fjalë për Mirzeta Kashnicën, specialiste e nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërkohë që ka qenë edhe anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë. Pikërisht për këtë dosje, Kashnica është e pandehur nga SPAK në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Ofertave.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Ky zhvillim i ri vjen ndërsa, dje SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor, e cila e ktheu sërish në detyrë, çështja Balluku mbetet një ndër më zjarrtat e opinionit publik.

Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar./VOXNEWS.AL

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us