Ervin Salianji i përgjigjet Berishës: PD nuk është pronë private! Kontributi im, sakrifica që kam si pakkush janë publike dhe të njohura

Ervin Salianji i është përgjigjur kryetarit të PD, Sali Berisha i cili e sulmoi duke u shprehur se Salianji s’ka asnjë lidhje me PD.

Në një postim në rrjetin social facebook, Salianji thotë se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit”, shkruan Salianji.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Nuk kam asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike. Kontributi im, beteja ime, sakrifica që kam si pakkush janë publike dhe të njohura për çdo demokrat.

Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit.

Sot qytetarët nuk pyesin kush përjashton kë. Ata pyesin pse opozita nuk fiton. Pse nuk frymëzon? Pse nuk organizohet si alternativë qeverisëse, por mjaftohet me retorikë dhe justifikime.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Shqipëria ka nevojë për një opozitë që fiton, jo për një opozitë që konsumon energjinë në përplasje të brendshme. Ka nevojë për hapje, për riorganizim dhe për lidership që bashkon, jo që ngushton.

Unë do të vazhdoj takimet me demokratët dhe do të paraqes një platformë konkrete për ta bërë Partinë Demokratike më të fortë, më të hapur dhe më konkurruese. Askush nuk mund ta përjashtojë vullnetin e demokratëve për ndryshim.

Qetësia, përgjegjësia dhe vendosmëria janë rruga ime.

Përçarja nuk është alternativë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us