Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë, si strategu i Hasit apo doktori i pesës

Evi Kokalari ka reaguar pas protestës qesharake të thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë.

“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur i vërtet asaj që premtoi në 2021, sot do të ishte kryeminister dhe shanset ishin, ‘non-grata’ do t’i hiqej.

Por mori mënd e injorantëve që e rrethojnë si strategu i Hasit apo doktori tjetër i pesës që ka intelektin e një gjinkalle, dhe sot, mbas katër vjetësh, përveç lejes së Kullës së Malit, arriti të mbaj dhe 50 mbështetës, ndërkohë që harxhoi gati $8 milion për të çliruar familjen nga sanksionet famëzezë por në vënd që t’i hiqen, i ka hapur (mundësisht) dyert dhe sanksioneve nga Departamenti i Thesarit.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Ja, kjo është trashëgimia politike që Sali Berisha do lërë prapa!

Fatkeqësi për atë Shqipëri që realisht nuk e meriton”, shkruan Kokalari.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us