Familja Ademaj letër Prokurorisë, kërkon takim urgjent

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar takim urgjent, që të informohen në lidhje me rastin.

Letrën e ka publikuar në ‘Facebook’ vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, që ka thënë se familja nuk është informuar për detaje të çështjes. Ai shprehet se familja nuk kërkon qasje në informacione konfidenciale, mirëpo kërkojnë që si familjarë të jenë të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj.

Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.

Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, shkruan Leonard Ademaj.

Lajme të tjera |  Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë euro i mori uji dhe balta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us