Fati i keq ndjek Eldorjan Hamitin! Nga tragjedia në Rrogozhinë te paniku në Tiranë, Sembene e bën të buzëqeshë

Minuta e 24-të në ndeshjen Egnatia – Partizani, vitit 2023, do të mbetet një nga situatat më të rënda në futbollin shqiptar, rrëzimi në fushë pa ndjenja i sulmuesit të Egnatias Raphael Dwamena, teksa ndërrojë jetë gjatë transportimit drejt spitalit, shkak ataku kardiak.

Në një skenë kaq dramatike, arbitër ishte Eldorjan Hamiti. Pas 3 vitesh, një situatë me “ngjyra” me optimiste erdhi nga sfida e sotme, Partizani – Elbasani. Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi i “Demave të Kuq” Saliou Sembene, ra në fushë pa ndjenja.

Fati dhe ndihma e shpejtë mjekësore, bëri që senegalezi t’ia hidhte “paq”. Edhe në këtë precedentë, Eldorjan Hamiti mbajti detyrën e arbitrit kryesor, por kësaj radhe fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzore.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us