Festë te Partizani, Oltijon Kërnaja bëhet me “krahë” para Vorës (ARSYEJA)

Partizani do të përballet sot në transfertë me Vorën, në kuadër të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet pikërisht në stadiumin e Vorës, do të nisë në orën 15:00.

Ndërkohë që në prag të këtij takimi, tek të kuqtë ka festë. Kjo për shkak se qendërmbrojtësi senegalez, Saliou Sembene do të rikthehet në fushë, pas përfundimit të pezullimit.

Një lajm që gëzon pamasë edhe trajnerin Oltijon Kërnaja. Kështu, “Demat” do të kenë më shumë siguri në mbrojtje, përballë një ekipi si Vora që të vendos në vështirësi.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us