Klaus Gjasula ishte një nga protagonistët e RW Essen në ndeshjen e javës së 19-të të Ligës së 3 gjermane. Ish-mesfushori i Shqipërisë gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 3-2 të RW Essen ndaj ULM.
Paraqitja e 36-vjeçarit në fushën e lojës ishte mjaft pozitive. Në këto kushte është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në Gjermani.
Gjasula nga “SofaScore” është vlerësuar gjithashtu edhe me notën 8.3.





