FOTOLAJM/ Jasir Asani u rikthye te Partizani, ish-i i kuq Skënder Gega shfaqet krah tij

Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, është rikthyer përkohësisht te skuadra e Partizanit, duke kryer seancat stërvitore me “Demat e Kuq”, pas largimit nga Irani për shkak të luftës dhe pasigurisë.

Asani është në kontratë me klubin iranian të Esteghlal FC, por këtë ta fundit i kanë dhënë lejen për të vijuar programin stërvitore në një shtet të sigurtë dhe 30-vjeçari ka zgjedhur Shqiperinë, saktësisht ekipin e Partizanit, aty ku bëri “zhurmë”.

Në një “story” të fundit në “Instagram”, ish-trajneri i Partizanit Skëder Gega, ka postuar foto përkrah Asanit, me ngjyrat kuqezi, identifikuese të Kombëtares. Gega dhe sulmuesi në fjalë, kanë punuar sëbashku te Partizani, duke fituar titullin kampion në sezonin 2018-2019.

FOTOLAJM/ Jasir Asani u rikthye te Partizani, ish-i i kuq Skënder Gega

“Story” i Gegës në Instagram
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us