Ftesa e Trump për “Bordin e Paqes”, ja si e komenton Berisha. A do e votojë në Kuvend?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot, 24 janar se selia blu mbështet plotësisht dhe vlerëson përpjekjet për paqe në Gaza të presidentit amerikan, Donald Trump.

I pyetur nëse demokratët do të votojnë pro aderimit të Shqipërisë, në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump, Berisha tha se nuk ka asnjë dijeni dhe do të informohet në lidhje me këtë gjë.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Do shoh. Unë po informohet nga ju. Parimisht ne mbështesim plotësisht përpjekjen dhe vlerësojmë lart përpjekjen për paqe në Gaza, planin për paqe të presidentit Trump. Nuk di asgjë tjetër më shumë se kaq”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Duke qenë se qeveria miratoi aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe tashmë pritet të kalojë në Kuvend, Berisha tha se Rama e bëri me urgjencë këtë veprim për të shpëtuar nga protesta.

Kryedemokrati theksoi se Rama mbetet narkodiktator, por për sa kohë është njeriu që përfaqëson Shqipërinë, atëherë ftesat, si kjo që bëri Trump, do t’i marrë ai.

“Bordi i Paqes mesa di unë janë shpërndarë ftesa për shumë e shumë vende. Presidenti Trump aty ka ftuar vendet. Në Shqipëri shefi i ekzekutivit nuk është presidenti, është ceremonial presidenti. Kështu që ftesa i takon kryetarit të qeverisë. Ky është komenti im. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër. Ju mund të mendoni se kjo forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës, absolutisht jo. Çfarëdo ftese të marrë ai mbetet një narkodiktator, por natyrisht është njeriu që përfaqëson Shqipërinë. Sa të jetë aty ftesat për Shqipërinë do i marrë ai”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us