“Garantoj respekt maksimal dhe drejtësi” – Demokrati Dashnor Sula prezantohet si kryeinspektor i Shqipërisë

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula është prezantuar këtë të hënë si kryeinspektor i Përgjithshëm i Shqipërisë, pas lirimit nga kjo detyrë të Shkëlqim Hajdarit, i cili nga sot është prefekt i Qarkut Tiranë.

Ka qenë vetë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila e ka prezantuar Sulën me vartësit e Inspektoriateve dhe është shprehur se “suporti i saj do të jetë maksimal”.

Edhe vetë ish-deputeti që merr këtë detyrë të rëndësishme gjatë drejtimit të vendit nga Qeveria Rama, garantoi vartësit se do të kenë raporte shumë të mira me të, nëse përmbushin detyrat që u takojnë me ligj.

“Unë mendoj dhe gjykoj që çdo person i cili kryen një funksion, ka një detyrë për të përmbushur, do të jetë në raporte speciale në raport me mua. Kjo është një rrugë që ka nisur kohë më përpara dhe do të konsolidohet në vazhdim”, u shpreh ai.

Dashnor Sula theksoi se përkushtimi dhe drejtësia ndaj bizneseve do të jetë maksimale, për sa kohë ai do të jetë Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us