Nga Klodian Tomorri
Aq hajdute jane saqe edhe gazin qe i hedhin miletit e blejne te skaduar. Por turpin nuk e njohin hic.
Sot futen policine per te arrestuar kalamajte ne proteste dhe per t’u hedhur bombula gazi kokes. Cudi e madhe kjo.
Dikur nxirrnin policet gra para protestuesve per te treguar kontrastin e madh mes qyteterimit Rilindas dhe barbarizmit opozitar.
Por cfare ka ndodhur, qe Rilindja nuk eshte me aq e qyteteruar? Me sa duket, i ka rene nje hall i madh. Shume i madh.
Duhet mbrojtur banda e kleptolindave, qe jane kapur me presh ne duar duke vjedhur pa meshire cdo qindarke te qytetareve. Me te njejtin barbarizem qe hunet i leshoheshin Romes dikur.
Pikerisht ato Lindat, qe per 13 vite propaganda ja u shfaqi qytetareve dhe botes si fytyra e qytetarise, si kontrasti i madh i saj me anen tjeter te barbareve.
Ndaj te mbrojtur banden e kleptolindave, sot jane te detyruar te perdorin nje bande tjeter kriminale me te gjithe fuqine e saj. Kjo eshte policia. Pikerisht ajo policia qe remben qytetaret njesoj si kartelet e droges.
U desh shume kohe, por propagandes tashme i ka dale boja dhe hera. Dhe renia e brekeve te propagandes na e ka nxjerre Rilindjen e qyteteruar, cullak ashtu sic eshte para qytetareve.
Nje mix hajdutesh me fytyra grash, qe rrine ne vijen e pare dhe kriminelesh qe kane hyre ne zemren e shtetit. Kjo eshte arsyeja se pse era e m*tit qe i ka dale duhet mbytur me gazin e skaduar.





