“Harxhim energjie me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin”, Ditmir Bushati kundër Ramës: Prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kritikoi qëndrimin dhe deklaratat e Ramës i cili tha se do të votohet një rezolutë që shpall Iranin shtet që nxit terrorizimin.

“Politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë”, shkruan Bushati.

Bushati solli në vëmendje shkrimin e përbashkët të kryeministrit Rama dhe presidentit serb, Vuçiç mbi mundësinë e një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në Bashkimi Evropian. Sipas Bushatit, vetëm disa ditë pas këtij shkrimi, presidenti serb i është rikthyer, sipas tij, retorikës së zakonshme politike.

Lajme të tjera |  “Qytetarët ikin jashtë se atje kanë mundësi më të mira”, zv.ministri: Tregu ynë nuk u ofron dot mundësi të gjithëve

Reagimi

“Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë”, shkruan Bushati.

Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE????????, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë.

Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us