I tha ‘Jo’ Trumpit për Hormuzin, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca nuk do të marrë pjesë në operacione për hapjen ose sigurimin e Ngushticës së Hormuzit në kontekstin aktual.

Macron shtoi se Franca është e gatshme të angazhohet vetëm pasi situata të qetësohet dhe “thelbi i bombardimeve të ketë ndaluar”, duke nënkuptuar se nuk ka një afat të qartë kohor për një përfshirje.

Ai theksoi gjithashtu se çdo operacion duhet të jetë rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta dhe koordinimit me vendet e tjera.

Deklarata e Macron vjen ndërsa ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për një përfshirje më aktive të aleatëve të NATO-s për të mbrojtur interesat amerikane dhe për të çliruar Ngushticën e Hormuzit nga kërcënimet iraniane. Trump ka theksuar se SHBA-të janë të gatshme të veprojnë edhe pa ndihmën e aleatëve.

Kështu, ndërsa Franca dhe disa aleatë kërkojnë qetësimin e situatës para se të angazhohen, Trump kërkon një aksion të menjëhershëm dhe më agresiv, duke nxitur një operacion të koordinuar nga vendet e NATO-s.

Lajme të tjera |  Ilir Baqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë, ish-ministri kërkon lirimin duke ofruar garanci pasurore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us