“I vetëm në shtëpi”, SEKRETET e shtëpisë ku u filmua FILMI dhe sa kushton sot!

Filmi “Home Alone” ose “I vetëm në shtëpi” u publikua 33 vjet më parë dhe me të drejtë renditet ndër filmat më të njohur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Megjithatë, protagonist i filmit nuk është vetëm Macaulay Culkin, por edhe shtëpia ku është filmuar.

E ndërtuar në një stil kolonial me tulla të kuqe të errët dhe detaje druri të bardha, shtëpia e familjes McCallister ndodhet rreth gjysmë ore jashtë Çikagos dhe ishte në pronësi të familjes Abendshien në kohën e xhirimeve.

Regjisori Chris Columbus zgjodhi këtë shtëpi të veçantë kryesisht sepse ishte e bukur, por për shkak në madhësinë e tij mund të duket edhe kërcënuese.

Ishte gjithashtu ideale për të bërë të gjitha skenat e rrezikshme në film. “Është shtëpia ku, po të ishe fëmijë, do të ishte kënaqësi të rrije vetëm”, tha ai.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Shtëpia ka dhjetë dhoma gjumi, gjashtë banja dhe pas saj ka një kopsht të madh. Edhe sikur të mos ishte shtëpia e “Home Alone”, edhe sikur të mos ishte kthyer në një atraksion lokal, vlera e saj do të ishte sërish e madhe, sepse siç do ta shihni në videon më poshtë, është super luksoze.

Sot vlerësohet 2.3 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2012 pronarët e rinj e blenë për 1.5 milion.

Që atëherë shtëpia ka qenë e banuar normalisht dhe nuk mund të vizitohet nëse nuk i njihni personalisht pronarët, emri i të cilëve nuk dihet për publikun, por dy vjet më parë ata u bashkuan me Airbnb dhe e ofruan shtëpinë me qira për vetëm një natë.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Më poshtë mund të shihni videon nga brenda shtëpisë:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us