Igli Tare gjen marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë, gati për Allegrin në fillim të janarit

Çështja e qendërsulmuesit ka qenë prej kohësh problemi kryesor i Milanit. Mungesa e zgjatur e Gimenez për shkak dëmtimi konfirmon nevojën për të hedhur sytë përsëri në tregun e transferimeve për të mbushur boshllëkun në skuadrën kuqezi.

Për këtë arsye, ditët e fundit Igli Tare ka gjetur akordin me sulmuesin Niclas Fullkrug, i cili po largohet nga West Ham pas një fillimi të dobët të sezonit, për të mos thënë më shumë dhe praktikisht e ka vulosur marrëveshjen. Ish-lojtari i Borussia Dortmund do të bashkohej në huazim me mundësi blerje.

Detajet e fundit në lidhje me shifrën e mundshme të blerjes po sqarohen dhe qëllimi i Milanit është ta vërë atë në dispozicion të Allegrit menjëherë dhe të nënshkruajë me të në kohë për ndeshjen e planifikuar për më 2 janar kundër Cagliarit.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Mundësia për ta blerë do t’i lejojë kuqezinjtë të vlerësojnë sulmuesin në muajt në vijim dhe më pas të vendosin për të ardhmen e tij, e cila mund të varet edhe nga ajo e Dusan Vlahovic, një mundësi transferimi dhe objektivi i vërtetë i Allegrit për afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us