Çështja e qendërsulmuesit ka qenë prej kohësh problemi kryesor i Milanit. Mungesa e zgjatur e Gimenez për shkak dëmtimi konfirmon nevojën për të hedhur sytë përsëri në tregun e transferimeve për të mbushur boshllëkun në skuadrën kuqezi.
Për këtë arsye, ditët e fundit Igli Tare ka gjetur akordin me sulmuesin Niclas Fullkrug, i cili po largohet nga West Ham pas një fillimi të dobët të sezonit, për të mos thënë më shumë dhe praktikisht e ka vulosur marrëveshjen. Ish-lojtari i Borussia Dortmund do të bashkohej në huazim me mundësi blerje.
Mundësia për ta blerë do t’i lejojë kuqezinjtë të vlerësojnë sulmuesin në muajt në vijim dhe më pas të vendosin për të ardhmen e tij, e cila mund të varet edhe nga ajo e Dusan Vlahovic, një mundësi transferimi dhe objektivi i vërtetë i Allegrit për afatin e ardhshëm kalimtar të verës.





