Ilir Meta reagon nga qelia: “Narkoregjimi” u dridh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për protestën e tretë të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit, e cila u shoqërua edhe me tensione dhe përdorim të molotovëve, gazit lotsjellës dhe ujit.

Duke shprehur mirënjohje për qytetarët që dolën në shesh, Meta thotë se sot “narkoregjimi” i Edi Ramës u dridh, ndërsa shton se policia nuk mund ta shpëtojë kryeministrin dhe se ai do të vihet përpara përgjegjësisë.

“Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur.

Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit. Fitorja u përket vetëm guximtarëve!”, thotë Meta.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us