“Interes i lartë amerikan”, Rama sqaron takimin me Ambasadoren e SHBA në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në fokus të diskutimeve me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara në Greqi, kanë qenë disa çështje me interes të lartë për rajonin, veçanërisht në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në një konferencë për shtyp që po zhvillohet live, Rama tha se bisedimet kanë përfshirë edhe qasjen ndaj aktorëve të tretë në rajon, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtyre temave.

“Për të diskutuar për disa çështje që janë çështje me interes të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të ambasadës amerikane në rajon, duke nënvizuar se ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të afërt të presidentit amerikan.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us