Irani kundërpërgjigjet: Sulmon Izraelin dhe bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi e Katar

Kundërpërgjigja iraniane ndaj sulmeve të sotme nuk është kufizuar vetëm në Izrael, pasi mediat e huaja raportojnë se ka patur shpërthime të shumta në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar, vende të cilat kanë baza amerikane.

Irani kreu sulme me raketa në një bazë amerikane në Bahrein, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit.

Ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të lëvizin menjëherë në vendin më të afërt të sigurt.

Bahreini është një aleat kyç i SHBA-së në Gjirin Persik dhe vendi ku ndodhet selia e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane në Manama.

Ndërkohë një zyrtar i Katarit thotë se Katari ka ndërprerë dy raketa iraniane.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Zhvillimi tregon se Irani po kërkon të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke goditur në disa fronte.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us