Ish-zëdhënësja e Berishës: Basha po punon për prangosjen e Berishës

Gazetarja Juela Meçani, dikur ish-zëdhënëse e Berishës, e ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se Lulzim Basha është një nga njerëzit që e dëshiron më shumë arrestimin e Sali Berishës.

“Basha mendoj se është një nga njerëzit që priste që Sali Berishës t’i viheshin prangat. Deri aty ka arritur antagonizmi dhe urrejtja e tij, sepse shikoj fjalorin e fortë që po përdor tani.

Sipas asaj që di unë, ai po vepron, por i bën gjërat natën ose jashtë shtetit, duke lobuar që të dëmtojë Sali Berishën dhe grupin rreth tij”, tha Meçani.

Sipas saj, Lulzim Basha e ka strategji bërjen e gjërave nën rrogoz:

“Bën lobime me ndërkombëtarë që i ka miq. Por, i bën jashtë shtetit. Ai po qëndron te cepi për t’i dhënë goditjen përfundimtare Sali Berishës, por nuk ka karizmën e të qënit lider”, tha ajo.

Lajme të tjera |  Rrëfimi i Bashës për "21 Janarin": Më erdhi informacioni që të vr*ret ishin anëtarë të Policisë së Shtetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us