Ishte mesfushori më në formë i Kombëtares, numërohen ditët e fundit për rikthimin e tij në Seria A

Medon Berisha u kthye në lojtarin më në formë të Leçes gjatë pjesës së parë të sezonit. Pas një periudhe shumë të mirë, dëmtimi ndaj Pizës më 12 dhjetor ka bërë që të humbasë plot shtatë ndeshje të kampionatit.

Berisha mund të kthehet në fushë, që në sfidën e radhës të Seria A. Takim që do e vendosë përballë Torinos, më 1 shkurt.

Në shtatë ndeshjet ku Berisha ka munguar, Leçe numëron pesë humbje dhe dy barazime. Nga vendi i 14-të në Seria A, tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë.

Ylber Ramadani është një tjetër titullar i padiskutueshëm te Leçe. Ky i fundit bie në sy për kilometrat e përshkuara si askush tjetër.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us