“Janë rritur pagat për mjekët dhe mësuesit”, Rama: Përveç pensioneve, indeksohet dhe paga

Kryeministri Rama në asamblenë e PS në Lushnje tha se janë rritur pagat e mjekëve, mësuesve dhe administratës. Ai shtoi se përvec indeksimit të pensioneve, është indeksuar edhe paga.

“Paga mesatare ka qenë qesharake, sot kemi pagën e përgjithshme mesatare 870 euro, sepse rritet në mënyrë të vazhdueshme, sepse rritet në sektorin privat. Kemi rritur pagat e mësuesve, mjekëve dhe administratës.

Sot kemi vendosur indeksimin e pagave, më parë ka qenë për pensionistët. Sot çdo pagë ka edhe indeksimin e inflacionit. I them me pasion, sepse është e rëndësishme të jemi me këmbë në tokë dhe kokën lart dhe të shohim përpara.”

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us