“Je shumë e keqe, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh” – Donald Trump përplaset ashpër me gazetaren e CNN

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përfshi në një debat të nxehtë me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një interviste në Zyrën Ovale, pasi ajo e pyeti lidhur me dosjet e çështjes Jeffrey Epstein dhe lidhjet e supozuara të tij me disa aleatë të presidentit, përfshirë Elon Musk dhe sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

Trump reagoi me bezdi ndaj këmbënguljes së Collins dhe e quajti gazetaren “më të keqen” duke e kritikuar për mungesë buzëqeshjeje dhe duke thënë: “E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.”

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Gazetarja Collins vazhdoi të insistonte duke pyetur për viktimat e Epstein dhe mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar dokumentet, duke theksuar se shumë gra të abuzuara janë të pakënaqura me procesin. Presidenti Trump u përpoq të mbyllte diskutimin, duke deklaruar: “Mendoj se është vërtet koha që të vazhdojmë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë.”

Debati, që u zhvillua para ligjvënësve republikanë dhe të pranishmëve në Zyrën Ovale, nxori në pah tensionet midis presidentit dhe medias, veçanërisht lidhur me trajtimin e çështjeve të ndjeshme të abuzimit seksual dhe rolit të institucioneve në trajtimin e viktimave.

Trump gjithashtu kritikoi CNN-in si një organizatë “shumë e pandershme”, duke i sugjeruar gazetares të turpërohej për pyetjet e saj, ndërsa Collins u përpoq të mbante fokusin tek viktimat dhe drejtësia për to.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us