“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë ” – Maduro reagon nga burgu, për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

Ish-presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane.

Çifti, i cili prej 3 muajsh mbahet në një burg federal në Brooklyn, përmes një postimi në X, deklaroi se janë mirë dhe të qetë.

“Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të ndarë nga Maduro.

Më 3 janar, Maduro u arrestua nga forcat amerikane në Karakas dhe u dërgua me aeroplan në Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për trafik narkotikësh dhe bashkëpunimit të tij të dyshuar me trafikantë droge dhe grupe kriminale si në Venezuelë ashtu edhe në Kolumbi

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us