Julian Shehut i del emri në Greqi, ndiqet nga Panathinaikos

Julian Shehu mund të ndryshojë ekip në merkaton e janarit.

Për shkak të formës së shkëlqyer të treguar te Kombëtarja shqiptare dhe te Wizdew Lodz, në gjurmët e tij janë vënë disa klube.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat polake, Shehu ndiqet me interes nga klubi grek i Panathinaikos.

Ekipi nga Athina po përgatitjet për lëvizje të rëndësishme dhe Shehu është një nga lojtarët që ndiqet nga stafi drejtues.

Megjithatë, Panathinaikos nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e shqiptarit.

Raportohet se për shërbimet e tij është interesuar edhe klubi spanjoll i Valencias, por edhe disa skuadra nga MLS amerikane.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us