Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë me fanellën e Beshiktash sot, teksa i aktivizuar si zëvendësues, qëndroi vetëm pak minuta në fushë, fillimisht duke dhënë asist për golin e fitores 2-1, e më pas duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Por vendimi i gjyqtarit është kontestuar nga trajneri i Beshiktashit, Sergen Jalçin, i pyetur pas ndeshjes për situatën në fjalë. Ai ka akuzuar gjyqtarët se veprojnë ndryshe me Beshiktashin dhe ndryshe me ekipet e tjera.
“Kur na ndodh ne, është një karton i kuq. kur i ndodh kundërshtarëve, është i verdhë. Të dy qendërmbrojtësit e kundërshtarit duhej të kishin dalë me dy kartonë të verdhë që në fund të pjesës së parë. Është shumë e çuditshme që nuk ua treguan. Ata e mbyllën ndeshjen me nga një të verdhë secili.





