KATEGORIA E DYTË/ Delvina e Bylisi B fitojnë me goleada, Partizani B vuan në “Arenën e Demave” (REZULTATET)

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. Në 5 ndeshjet e grupit B janë shënuar 16 gola.

Fitore të thella kanë marrë Delvina që ka triumfuar 4-0 ndaj Maliqit dhe Bylisi B që ka mposhtur 5-0 Kelcyrën.  3 pikët i kanë siguruar edhe Partizani B, që mori një fitore me shumë vuajtje ndaj Tomorit. “Demat” triumfuan me rezultat minima 1-0 ndaj beratasve.

Ndërkohë dueli tjetër mes Shkumbinit dhe Devollit ka përfunduar në barazim. Ekipet nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, duke ndarë kështu në javën e 12-të nga 1 pikë. Gjithashtu nga 1 pikë morën edhe Oriku e Eagle, pasi barazuan 2-2 mes tyre pas 90 minutave.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

NDESHJET:

Delvina – Maliqi 4 – 0 (Koshie 53′, 77′, Horipelaye 58′, 66′)

Bylis B – Këlcyra 5 – 0 (Gjini 12′, Ferreira 14′, Faisal 34′, Almeida 39′, Akibu 75′)

Oriku – Eagle Football 2 – 2 (Dalanaj 6′, Llojaj 59’/ Lleshi 15′, Hysellari 90+5′)

Partizani B – Tomori 1 – 0 (Goga 85′)

Shkumbini – Devolli 1 – 1 (Sulkja 82’/ Hasaj 75′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us