KATEGORIA E DYTË/ Fitore “fotokopje” për Partizanin B dhe Bylis B, Këlcyra dhuron “show” ndaj Maliqit (REZULTATET)

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Grupit B të vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë e Dytë, ku janë shënuar plot 8 gola. Sfida më interesante ishte ajo mes Këlcyrës dhe Maliqit që prodhoi 5 gola, ku fitues në fund dolën vendasit në minutat e fundit.

Fitore “fotokopje” arritën dhe dy skuadrat B të Partizanit dhe Bylisit që mposhtën minimalisht 1-0 Orikun dhe Shkumbinin.

Vlen të theksohet se ndeshja mes Eagle Football dhe Devollit e cila nisi me vonesë dhe është mbyllur pa gola pjesa e parë.

REZULTATET:

Këlcyra 3-2 Maliqi (Teka 47′, Qamo 62′,  Demollari 27′, Kame 29′)

Butrinti 1-0 Delvina (Mërkuri 73′)

Bylis B 1-0 Shkumbini

Oriku 0-1 Partizani B (Petritaj 90′)

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us