Kategoria e Dytë/ Spektakël me 4 gola, Partizani del huq në transfertë! Erzeni “shpartallon” Adriatikun, fiton edhe Bylis (REZULTATET)

Ditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Dytë. Një sfidë ishte në kuadër të grupi A, ndërsa katër të tjera në kuadër të grupit B të këtij kampionati.

Në grupin A, Adriatiku u “shpartallua” në shtëpi nga Erzeni, me shifrat 0-5.

Ndërkohë që në grupin B, Maliqi humbi në shtëpi 0-1 me Bylis B, ndërsa Oriku fitoi në transfertë me shifrat 3-0 përballë Delvinës.

Në krahun tjetër, Shkumbini mori një pikë me vlerë në shtëpi. Djemtë nga Peqini ia dolën që të barazonin 2-2 përballë Partizanit B, në një ndeshje mjaft të bukur. Ndërsa Devolli humbi 1-2 me Butrintin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us